Lajm shumë i keq për Mërgim Mavrajn

Prej disa ditësh në mediat italiane ka qarkulluar lajmi se klubi italian i Sampdorias interesohet për mbrojtësin shqiptar të Kolnit, Mërgim Mavraj.

Megjithatë, ditën e sotme portali “ilsecoloxix.it” ka zbuluar më shumë detaje mbi një transferim të mundshëm të Mavrajt në Serie A.

Sipas këtij portali, Mavraj është vetëm opsion i tretë për Sampdorian në merkato. Italianët janë vënë në kërkim të një qendërmbrojtësi, por para se të tentojnë afrimin e Mavrajt, dëshirat e tyre janë Bianketi i Veronës ose Romanjoli i Carpit

Vetëm në rast se nuk arrihet marrëveshje me një nga këta dy futbollistë, atëherë do të tentohet një goditje e minutës së fundit me Mavrajn.