Lajmërohet Dardan Molliqaj: Ja pse me zhgënjeu sërish Albin Kurti. Do të marr pjesë në takim!

Ish sekretari i Lëvizjes Vetëvendosje dhe deputeti i kësaj partie, Dardan Molliqaj, pasi një kohe të gjatë është bërë i gjallë me deklarata.

Molliqaj, i rebeluari i parë kundër Albin Kurtit, për një postimi në Facebook thotë se është lajm shumë i mirë për Lëvizjen, aktivistët e saj si dhe për të gjithë simpatizuesit vendimi i djeshëm i Kryesisë së Lëvizjes për takim të përbashkët me Grupin Parlamentar për të gjetur rrugëdalje nga kjo krizë.

“…takim ky në të cilin padyshim se do të marrë pjesë”, ka shkruar ai.

Sipas tij, vetëm në këtë mënyrë mund të tejkalohen problemet që ekzistojnë në VV.

Megjithatë, Molliqaj mbetet i zhgënjyer me Kurtin dhe disa të tjerë.

“Ndihem tepër i zhgënjyer që anëtarja e kryesisë Dejona Mihali votoi kundër këtij propozimi, ndërsa deputetët të cilët janë edhe anëtarë kryesie, Albin Kurti, Albulena Haxhiu dhe Xhelal Sveçla abstenuan dhe nuk votuan pro kësaj iniciative”, ka shkruar ai në fund.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme