Lajmi për vrasjen i shkoi në Gjermani, babai i 10 vjeçarit të vrarë ktheht nesër në Zagreb

Një nga të vrarët në ngjarjen makabër të ndodhur në Zagreb të Kroacisë është edhe një djal 10 vjeçar.

Lajmi i tmerrshëm për vrasjen e 10 vjeçarit nga taksisti 36 vjeçar Igor Nadj , ka mbërritur edhe në Gjermani, atje ku jeton babai i viktimës.

“Ai ka vrarë djalin tim. Një burrë ma ka thënë këtë”, është shprehur ai duke thënë se do të kthehet në Kroaci nesër.

Siç shkruan Jutranji.hr, Igor Nadj, përpara se të vriste vetën, ka qëlluar për vdekje Maja Tojagic, me të cilën ai ka pasur një fëmijë, dhe gjithashtu edhe djaloshin 10 vjeçar.

Rastin e vrasjes e kanë konfirmuar edhe nga Policia kroate. Marko Rastiq shefi i Policisë së Zagrebit ka thënë se Igor Nadj me profesion ishte taksist që kishte lindur në Vukovar.

Ngjarja makabre ka ndodhur mbrëmë rreth orës 10 të natës, ndërkohë ende nuk dihen motivet.

Sipas atyre që janë raportuar besohet se xhelozia ka qenë një prej shkaqeve, pasi që bëhet fjalë për disa lidhje të ndërlikuara martesore.

‘Ne nuk e kemi përcaktuar motivin deri tani. Hetimet penale kriminale janë duke u zhvilluar”, ka thënë shefi i Policisë.

Ai ka treguar se di autori i vrasjes së 6 personave, ka vrarë veten, derisa e kishte izoluar policia në Zonën e Brezovicës dhe i kishte bërë thirrje të dorëzohej.

Lini Një Koment