Lajmi për zhdukjen e shokut të dhomës së Astrit Deharit, reagon Albulena Haxhiu

Deputetja e Lëvizja Vetëvendosje, Albulena Haxhiu ka thënë se lajmi për zhdukjen e shokut të dhomës së Astrit Deharit, ishte tronditja e radhës.

Përmes një postimi në Facebook, Haxhiu ka shkruar se nuk kanë asnjë informacion nëse lajmet në fjalë janë të sakta, derisa ka pyetur se nëse po, çka do të bëjnë institucionet në këtë drejtim?

Postimi i plotë:

Mbrëmë nga portali kallxo.com u informuam se njëri nga personat që ka qenë në dhomë me aktivistin tonë Astrit Dehari është zhdukur. Padyshim se ky lajm ishte tronditje e radhës për të gjithë ne që kërkojmë drejtësi për Astritin!

Sikurse mbrëmë as sot nuk kemi asnjë informacion se a janë të sakta këto lajme, nëse po, çfarë po bëjnë institucionet në këtë drejtim.

Familja, aktivistët dhe qytetarët duhet të njoftohen sa më parë.

Drejtësi për Astrit Deharin!

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme