Lamtumirë Man Utd, Sanchez vendos për të ardhmen

Alexis Sanchez do të largohet nga Manchester United.
Ylli kilian ka vendosur të largohet nga ‘Old Trafford’, me agjentin që ka filluar bisedimet me drejtuesit e Unitedit.

Vetëm nëntë muaj pas arritjes në ‘Old Trafford’, agjenti i lojtarit ka nisur bisedimet me ‘Djajtë e Kuq’ për të liruar Alexis Sanchez.

Kalimi i Sanchez në janar të këtij viti u prit me shumë bujë, por ai vetëm në fitoren e Unitedit ndaj Newcastle 3:2, shënoi golin që i mungonte nga muaji prill.

Forma e tij e dobët dhe paga e larta, mund të bëjnë që United të mos e pengojë largimin e 29 vjeçarit.

Rikthimi në Serie A shihet si një opsion shumë i mundshëm për të ardhmen e sulmuesit nga Kili, që gjatë karrierës së tij ka veshur edhe fanellat e skuadrave si Udinese, Barcelona e Arsenal

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme