Lavrov: BE ka dështuar në ndërmjetësimin mes Beogradit e Prishtinës

Ministri i punëve të jashtme i Rusisë Sergej Lavrov ka vlerësuar se kanë dështuar përpjekjet e BE-së në ndërmjetësimin ndërmjet Beogradit e Prishtinës dhe ShBA-të po e sforcojnë formimin e Ushtrisë së Kosovës.

Lavrov e ka fajësuar Prishtinën për “mosrealizim të marrëveshjeve”, transmeton gazetametro.net.

“Është e qartë se përpjekjet e BE-së kanë dështuar, sepse Prishtina ka refuzuar të realizojë marrëveshjet, të cilat janë arritur deri më tash”, ka thënë Lavror sipas medieve të Beogradit. Sipas tyre, Lavrov ka precizuar se, para së gjithas, me këtë mendon në formimin e Asociacionit të komunave serbe.

“Përpjekjet e Prishtinës për të formuar ushtrinë e saj paraqet shkelje më të vrazhdtë të rezolutës 1244 të Këshillit të sigurimit të Kombeve të Bashkuara. Pos kësaj, Prishtinës për këtë i bëjnë presion nga jashtë, e para së gjithash ShBA-të”, ka thënë Lavrov.

Ai e ka përshëndetur vendimin e Unionit Komora për tërheqjen e njohjes së Kosovës dhe ka thënë se Rusia do t’i përmbahet rezolutës 1244, sipas të cilës “Kosova është pjesë e Serbisë”.

Lini Një Koment