Lazio pranë transferimit të Kumbullas për 28 milionë euro

Lazio raportohet se po mbyll një marrëveshje me vlerë gati 30 milionë euro për të nënshkruar me mbrojtësin e Hellas Verona, Marash Kumbulla.

Skuadra që renditet në vendin e dytë në Serie A, ka qenë e zënë ditëve të fundit me negociatat për Kumbullan, dhe Corriere dello Sport pretendon se ato bisedime janë treguar të frytshme.

Sipas gazetës, Lazio kanë rënë dakord për të paguar 27-28 milionë euro për 20 vjeçarin, megjithëse mund të përfshijnë edhe dy lojtarë, që supozohet të jenë Riza Durmishi dhe Cristiano Lombardi, për të ulur çmimin.

Reprezentuesi shqiptar pritet të nënshkruajë kontratë pesë vjeçare me Lazion, duke fituar 1.5 milionë euro në sezon.

Ai duket gati të zëvendësojë Stefan Radu te Lazio, edhe pse nuk ka munguar interesimi edhe nga Inter dhe Juventus.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme