LDK në maj vendos për zgjedhje, këta janë 6 emrat që po përfolen si kandidat për kryetar!

Megjithëse kryetari i LDK-së Isa Mustafa, është në përfundim të mandatit udhëheqës, partia e tij ende nuk ka vendosur për organizimin e zgjedhjeve të brendshme.

E, mos shpallja e zgjedhjeve duket t’i ketë vendosur në “gjumë” edhe kandidatët e mundshëm për kryetar të LDK-së, pasi që deri më tani asnjë nga anëtarët e kësaj partie zyrtarisht nuk ka shpallur kandidaturën.

Zëdhënësi i LDK-së Besian Mustafa, tha për “Gazeta Blic” se akoma nuk ka diçka konkrete rreth procesit zgjedhor brenda partiak, duke shtuar se kanë afat ligjor deri në fund të muajit maj për të përcaktuar datën e zgjedhjeve.

“Ende nuk dihet për datën e as për kandidatët e mundshëm. Në fund të majit ne e kemi detyrim që me mbajt Kuvendin e Përgjithshëm për me shku në zgjedhje të brendshme, kështu që deri atëherë kemi rast me diskutu se kur do të vendosim për datën e zgjedhjeve”, tha Mustafa.

Në anën tjetër lideri aktual në fund të muajit shkurt kishte deklaruar në emisionin “Blic InterVieW me Astrit Gashin” që është prodhim i “Gazeta Blic” se zgjedhjet të fillojnë të mbahen brenda një muaji apo një muaji e gjysmë.

Atëbotë kishte refuzuar të deklarohet për emrat që mund të kandidojnë për të drejtuar partinë që tashmë e udhëheq ai, duke mos e mohuar por as pohuar mundësinë e rikandidimit të tij për këtë post.

“Për kandidat unë kam thënë se publikisht se nuk do të flasim deri sa të mos e kryejm procesin e degëve. Unë jam shumë i interesuar që të gjejmë zgjidhje e cila do të mbajë unitetin e LDK-së, të themi atë vinë Rugoviane të LDK-së”, pat deklaruar në atë kohë ai.

Kurse numri dy i LDK-së Lutfi Haziri, në “Blic InterView me Astrit Gashin” deklaroi javën e kaluar se kandidaturat e mundshme varen nga mënyra se si kryetari Mustafa i hap rrugë procesit zgjedhor.

“Do të varët shumë nga kryetari i LDK-së se si do t’i jep orientim, apo si do të hap rrugë procesit. Unë besoj që vullneti i tij politik ka qenë për arritjen e një marrëveshje konsesuale për dekadën e ardhshme në LDK”, tha ai.

Tutje, Haziri shtoi se në LDK po diskutohen më pak emra për të kandiduar për kryetar të partisë, duke komentuar emrat që tashmë po diskutohen në opinion si kandidatë të mundshëm.

Ndryshe, në opinion si katër emra të mundshëm për kryetar të LDK-së, pos Isa Mustafës po përmenden: Lutfi Haziri, Vjosa Osmani, Kujtim Shala e Avdullah Hoti. 

Ambicie për të garuar për kryetar të LDK-së ka shfaqur publikisht edhe ish- kreu i dikurshëm i LDK-së, Fatmir Sejdiu, i cili ishte mposhtur nga ana e liderit aktual, Isa Mustafa.

Isa Mustafa, kishte marrë LDK-në në fundin e vitit 2010, kur kishte mundur Fatmir Sejdiun. Mustafa ishte rizgjedhur Kryetar i LDK-së në mandatin e kaluar me aklamacion pasi nuk e kishin lejuar të kishte kundërkandidat. Ndërsa Vjosa Osmani kishte dështuar të mblidhte nënshkrimet për ta sfiduar Mustafën.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme