LDK: Sistemi shëndetësor në kolaps, ministri Ismaili të lë Facebook’un dhe selfiet

Grupi Parlamentari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) ka thënë sot se shëndetësia në Kosovë tani është në kolaps, sipas tij këto probleme kanë ardhur si pasojë e mosdijes nga ministri Uran Ismaili, transmeton Gazeta Metro.


Deputet i LDK’së, Naser Osmani ka porositur ministrin e Shëndetësisë, Uran Ismaili që ta lërë Facebook’un dhe selfiet e të merret me projekte të tjera, pasi si pasojë e mosdijes së tij sistemi shëndetësor në Kosovë po gjendet në kolaps.

“Manipulimet e opinionit nga ky ministër i facebook dhe tendencat që projektet e dy viteve më parë t’ia adresoj vetës, janë si pasojë e mosdijes së tij. Sistemi shëndetësor i Kosovës është në kolaps. Ministri Uran Ismajli në dhjetor të vitit të kaluar ka deklaruar se e ka ndalë korrupsionin në MSH duke ndërprerë kontrata milionëshe, por pas një muaji kemi të gjetura faktike që dalin nga raporti i auditimit që po ky ministër me vartësit e tij kanë nënshkruar kontrata për barna me 300% të shtrenjta. Të gjeturat skandaloze janë dy kontrata të lidhura me procedura të negociuara për artikuj medicinal me çmime të shtrenjta, thuhet në raportin e auditimit të brendshëm. I bëjë ministrit ta lejë facebookun dhe selfiet duke bërë edhe me pacient që nuk i lejohet, e t’i kthehet punës”, ka thënë Osmani, transmeton Gazeta Metro.

Kurse deputeti tjetër i LDK’së, Haxhi Avdyli ka thënë se kjo ministri nuk është aspak serioze, pasi ministri Ismaili po manipulon me projekte që janë kryer më herët.

“Në agjenden legjislative për vitin 2019 do të vije vetëm ligji për shëndetësi dhe jo ligji për sigurime shëndetësore. Kjo tregon se kjo Ministri është jo serioze. Vet ardhja e ligjit për shëndetësi e jo për sigurime shëndetësore tregon më së miri se si ligjet më të rëndësishme nuk vijnë në fillim. Ministri i Shëndetësisë manipulon me projekte që janë kryer gjatë vitit të kaluar por nuk e thotë që janë nisur shumë më herët. Po ashtu nuk tregon se si ndodhi që projekti i madh i Qendrës Emergjente nuk filloi gjatë vitit 2018 me asnjë investim të vetëm, ndërsa këtë vit është thënë se do të ketë disa investime tjera”, ka thënë Avdyli.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme