LDK’ja mund të mos e votojë Demarkacionin

Grupi parlamentar i Lidhjes Demokratike të Kosovës akoma nuk e ka të sigurt votën për Demarkacionin, pasi nuk po pajtohet me futjen në rend dite edhe të raportit të Shpejtim Bulliqit.

Sekretari i LDK’së, Ismet Beqiri, ka thënë se partia e tij ka qëndrime parimore që nuk ndikohet nga inatet politike, por sipas tij nuk mund të votohet edhe ‘raporti kontradiktor i Shpejtim Bulliqit’, shkruan gazetametro.net.

Ai ka konfirmuar se janë në diskutim me grupet e tjera parlamentare për, siç ka thënë ai, shqetësimin që ka LDK’ja.

‘Ne po qëndrojmë në zyrat tona dhe po komunikojmë me grupet tjera parlamentare për shqetësimin tonë’, ka thënë Beqiri.

Ndryshe, LDK’ja edhe më herët ka kërkuar që të mos procedohet raporti i Shpejtim Bulliqit pasi sipas tyre aty konsiderohet si shkelje marrëveshja për të cilën do të votohet./gazetametro.net

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme