Legjenda braziliane i zhytur në borxhe, humbet miliona euro

Ish-mbrojtësi i djathtë i Milanit, Romës dhe Brazilit, Cafu është i zhytur në borxhe të mëdha.

Gazeta braziliane Folha de S.Paulo raporton se Cafu ka borxhe të mëdha, të cilat e kanë parë së fundmi të humbas pesë prona.

Dështimi i agjencisë së tij sportive Capi Penta International Football Player, i drejtuar bashkë me gruan e tij Regina, ka detyruar gjithashtu çiftin të heqë dorë nga 15 prona të tjera, përcjell lajmi.net.

“Është problemi im. Mund të heq dorë nga pronat e mia, makina imr, shtëpia ime. Unë mund të jap atë që dua që të paguaj borxhet e mia”, u citua të thoshte ai për gazetën.

49-vjeçari – aktualisht ambasador i Kupës së Botës 2022 në Katar – bëri gati 400 paraqitje për Romën dhe Milanin midis vitev 1997 dhe 2008, duke fituar dy Scudetto dhe një Ligë të Kampionëve.

Ai është gjithashtu lojtari me më shumë paraqitje në histori të Brazilit me 142 sosh dhe është i vetmi lojtar në histori që ka luajtur në tre finalet e Kupës së Botës, dy prej të cilave i fitoi (1994 dhe 2002). 

Lini Një Koment