Lekaj-deputetëve: Vota kundër demarkacionit dëshmi se jemi sovranët

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj përmes një letre drejtuar deputetëve të Kuvendit të Kosovës, ka kërkuar nga ta mos të votojnë pro demarkacionit kufitar me Malin e Zi.

Në letrën e tij, Lekaj ka thënë se me votën kundër demarkacionit, dëshmohet se deputetët janë sovrani i Kosovës.

Lexoni letrën e Lekajt drejtuar deputetëve:

Duke besuar në kredibilitetin tuaj, perso­nal dhe profesional, të plotëfuqishëm që të tejkalohet situata e demarkacionit, duke kundërshtuar versionin aktual, që Kosovën e dëmton me mbi 8 mijë hektar tokë, vota jonë e bashkuar për ta ndalë këtë version, do të jetë dëshmi se sovrani i Kos­ovës jeni ju.

Ne besojmë në ju, andaj kundërshtimi juaj e vërteton besimin qytetarë që do ta keni rastin ta dëshmoni!

Lini Një Koment

Shiko t'gjithë komentet

Veq Lexuesit e regjistruar mund të komentojnë