Lekaj: Qeveria i ka më shumë se 70 numra – E kemi përkrahjen e PSD-së

Ministri i Infrastrukturës Pal Lekaj thotë se Qeveria e drejtuar nga Ramush Haradinaj i ka 70 numra në Kuvendin e Kosovës. Ai është i bindur se Lista Serbe shumë shpejt do të rikthehet në institucione.

Nënkryetari i AAK’së Pal Lekaj thotë se si parti çdo herë janë të gatshme për zgjedhje. Por sipas tij, nuk ekziston nevoja për një hap të tillë.

Thotë se opozita po t’i kishte numrat, tashmë do të thërriste mocion për mosbesim të qeverisë.

“Në asnjë moment nuk mund t’i frenojmë nëse i kanë shumicën dhe të kërkojnë mocion mosbesimi për qeverinë Haradinaj”, tha Lekaj.

“Atëherë kur opozita nuk ka diçka tjetër, apo alternativë kërkon zgjedhje. Vetëm sa për të bërë zhurmë. Po këta që kërkojnë zgjedhje para tetë muajve kane qenë në qeveri dhe me mocion mosbesimi kanë shkuar në shtëpi”, thekson ai.

“Kur jemi te deputetët apo shumica parlamentare mund të them se ne kemi numra përmbi 70 deputetë që e mbështesin qeverinë Haradinaj’, tha Lekaj në T7.

Thotë se serbët shumë shpejt do të kthehen në ekzekutiv, sipas tij pa asnjë kushtëzim.

“Shumë shpejt do të bëhet rikthimi i tyre që koalicioni të funksionojë”, tha Lekaj.

Ai ka treguar se Partia Socialdemokrate e Shpend Ahmetit ka shpreh përkrahje për qeverinë Haradinaj.

“Nuk kemi marrëveshje mirëpo janë deklaruar se do të mbështesin qeverinë e z.Haradinaj për të gjitha ato që kanë impakt pozitiv për qytetarët e Kosovës. Kemi garancë, kemi biseduar dhe  unë mendoj se edhe unë sikur të isha deputet mendoj që kisha menduar mirë që të përkrahen të gjitha proceset  e qeverisë, kushdo që të jetë. Është absurditet nëse i kundërshtojnë të mirat e Qeverisë”, tha Lekaj.

“Kur themi 70 vota llogarisim në deklaratat e zyrtarëve të lartë të PSD’së të cilët nuk janë deklaruar për rrëzim të qeverisë”, thotë ai.

“Nisemi nga deklaratat e tyre që mbështesin Haradinajn për punët e mira. Kjo nuk do të thotë se ata nesër nuk mbështesin një mocion mosbesimi”, shpjegon ai.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme