Leonora Jakupi: Shpesh marrë për dhuratë lule pa dedikim, nuk e di se nga kush më vijnë?!

Sakte.net / e Dielë – 02 Tetor 2016 –  15:19

Këngëtarja Leonora Jakupi ka qenë e ftuar së fundmi në emisionin “1 kafe me Labin”, ku ka rrëfyer detaje nga projektet e saj të fundit, si dhe jetën private.

Në një nga pyetjet e moderatorit e cila ishte për dhuratat, nëse Leonora bën shpesh dhurata të afërmve apo merr shumë të tilla? Leonora u përgjigj: “Po, unë preferoj të bëj dhurata, por edhe marr shpesh”.

Ajo deklaroi se më së shpeshti merr lule për dhuratë, gjersa është shprehur se në të shumtën e rasteve dërguesi është anonim:

“Më së shpeshti për dhuratë marr lule, por ndodh që mi dërgojnë pa dedikimi, pra nuk e di se nga kush më vijnë?” – është shprehur ajo.

Nuk dihet nëse është ndonjë person në jetën e këngëtares që ka preferuar t’i dërgojë lule fshehurazi, pasi ajo tash e disa vite është beqare.

A thua vallë të jetë “Princi”?