Levante kërkon 25 milionë euro për Bardhin

Mesfushori shqiptar Enis Bardhi do të largohet vetëm nëse ndonjë nga skuadrat e interesuara do të paguante klauzolën e lirimit prej 25 milionë euro.

Kjo është klauzola që ia ka vënë Levante reprezentuesit të Maqedonisë, përcjell sot Koha Ditore.

“Ka zëra se Enis Bardhi do të largohet nga Levante. Interesimi ekziston, por ai do të lihet i lirë vetëm nëse dikush prej klubeve të interesuara do ta paguante klauzolën, që është 25 milionë euro”, njofton “lasprovincias.es”.

Bardhi 23-vjeçar te skuadra elitare e Spanjës u transferua në verën e vitit të kaluar nga skuadra hungareze, Ujpest. Karrierë ka bërë edhe te Prespa Birlik e Suedisë dhe te Shkupi.

Lini Një Koment