Lëvizja Fol organizon ligjeratë me temën “Lufta ndaj korrupsionit”

Lëvizja FOL ka organizuar ligjëratën e radhës me temën“Lufta ndaj Korrupsionit”, ku ligjëruesi i radhës ishte Koordinatori Nacional Kundër Krimeve Ekonomike, Shqipdon Fazliu.Roli i zyrës së koordinatorit në luftën ndaj korrupsionit, bashkëpunimi ndër-institucional në luftën ndaj korrupsionit, roli i të rinjve në luftimin e korrupsionit në Kosovë si dhe çështje të tjera në interes të studentëve, ishin temat që u shtjelluan në këtë ligjeratë të organizuar nga Lëvizja Fol.

Ligjërata është mbajtur në Qendrën për Edukim dhe Antikorrupsion (AEC) në Lëvizjen FOL, ku audiencë e kësaj ligjërate ishin studentë nga Fakulteti Juridik dhe Shkenca Politike.
Qendra për Edukim AntiKorrupsion është themeluar me ndihmën e Ambasadës Holandeze me qëllim të ofrimit të mundësive për edukim të të rinjve për politikat anti-korrupsion, transparencë dhe llogaridhënie. Ndërkaq ky aktivitetet u mundësua nga UNDP në Kosovë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme