Lezhë, dajë dhe nip gjejnë vdekjen në pus

Dajë dhe nip ishin duke gërmuar një pus, por fatkeqësisht dicka shkoi keq dhe të dy ranë në brendësi të tij duke humbur jetën.

Ngjarja e rëndë ndodhi në fshatin Torovicë të Lezhës, rreth orës 16.50.

Dyshimet janë se 35-vjecari Martin Ndoci dhe i riu 21 vjeç, Marjan Ndoci, të jenë helmuar nga gazi në thellësi të pusit. Në vendin e ngjarjes shkuan ambulanca dhe zjarrfëfikësja për nxjerrjen e trupave të pajetë.

Nga ana tjetër banorët shprehen se zjarrfikësja u vonua 1 orë për të ardhur në vendin e ngjarjes.

“Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë, vazhdojnë hetimet në vendngjarje për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, thotë policia në një njoftim paraprak.

 

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme