LG bën gati modele tjera të telefonave

Kompania LG vjen me modele të reja 

Përveç meodelit të ri G6 i cili do të lansohet në Kongresin Botëror Mobil që mbahet gjatë këtij muaji LG pritet që të prezantoj edhe disa versione të tjera të telefonave.

Së fundmi, LG ka regjistruar markat tregtare për një numër të versioneve të G6, sikurse LG G6 Lite dhe LG G6 Compact, plus G6 Hybrid, G6 Fit, G6 Sense, G6 Young, G6 Forte dhe G6 Prix.

G6 do të vijë me një ekran që ka diagonalen prej 5.7 inçëve në rezolucionin 2880 x 1440 pikselë ose 564 piksel për një inç.

Pritjet janë që procesori të jetë Snapdragon 821 me 4GB RAM.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme