LG e paralajmëron telefonin me dy ekrane në prag të panairit IFA

Derisa Samsungu dhe Huawei po planifikojnë ta fillojnë epokën e re të telefonave mobilë me modelet e palosshme, LG e ka në plan një qasje pak më të ndryshme, raporton GSMArena.

Kur kompania e Koresë së Jugut e prezantoi telefonin e vet LG V50 ThinQ vitin e kaluar, ajo gjithashtu e prezantoi edhe këllëfin shtesë me ekran, i cili mund ta shndërrojë pajisjen në një lloj telefoni të palosshëm, shkruan KOHA Ditore. Këllëfi Dual Screen folio erdhi me një panel OLED 6.2 inçësh dhe ua ofroi përdoruesve mundësinë e një ekrani sekondar për multitasking, gaming ose krijimin e fotografive.

LG tani po planifikon ta azhurnojë këtë përmes modelit të ardhshëm V60 ThinQ, i cili do të prezantohet gjatë panairit IFA në Berlin në shtator. Kompania gjithashtu e publikoi një teaser të shkurtër me të cilin njofton për përdorimin e ekranit të dytë.

Ekrani i dytë duket se i ka të njëjtat dimensione si vetë telefoni, gjë që do të ishte një përparim krahasuar me gjeneratën e parë të ekranit sekondar, i cili e kishte një diagonale më të vogël dhe korniza më të trasha. Përveç kësaj, Display Screen i gjeneratës së dytë do të duhej ta ketë një displej më të vogël të jashtëm për njoftimet, motin dhe datën.

Për momentin nuk dihen detaje të tjera, ndërsa të gjitha karakteristikat do të publikohen më 6 shtator gjatë panairit IFA.

© KOHA.

Lini Një Koment