Libri i dytë për Hashim Thaçin u promovua sot në Paris

Për Presidentin Hashim Thaçi është shkruar edhe një libër.

“Lindja e një demokracie: Hashim Thaçi dhe rruga drejt pavarësisë së Kosovës”, ka autor Jacques Baudouin, ndërsa parathënien e ka shkruar Bernard Kouchner.

Thaçi në këtë libër paraqitet si protagonistë i luftës dhe paqes në Kosovë – ndërsa i njëjti është promovuar sot në Paris.

Libri këto ditë është hedhur në tregun ndërkombëtar – tashmë atë mund ta blini edhe online “Amazon”.

Para tij, edhe një libër tjetër është shkruar për Thaçin,  dy gazetarët britanik, Roger Boys dhe Suzy Jagger. Libri “New State, Modern Stateman” ishte promovuar në fillim të këtij viti.

Lini Një Koment