Libri i ushtarit gjerman të UÇK’së Roland Bartetzko përkthehet në gjuhën shqipe

Roland Bartetzko, është një ish ushtar i Ushtrisë Gjermane, i cili gjatë viteve 90’të iu bashkua ushtrisë kroate e më pas edhe Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Bartezko ka publikuar kujtimet e luftës, të cilat deri tani keni mundur t’i lexoni në gjuhën angleze- “Smell The Smell of War: Lessons from the Battlefield”, kujtime për kohërat e rrezikshme, vdekjeprurëse, por nga një herë edhe komike. Tani ky libër është përkthyer edhe në gjuhën shqipe dhe mund të blihet nëpërmjet “Amazon”

“Frymë lufte” na fton në një turne që fillon në një ditë të nxehtë verore në Mostar, Bosnje dhe Hercegovinë në kulmin e luftës së Bosnjës dhe mbaron në një luginë të vogël në Kosovë kur forcat serbe fillojnë tërheqjen e tyre. Në mes të faqeve mësojmë, jo vetëm për luftimet që ndodhën, por për atë që ndoshta edhe më interesante, për personat e ndryshëm të përfshirë, shpresat dhe shqetësimet e tyre: civilë, refugjatë, fëmijë, gazetarë, kriminelë dhe nganjëherë njerëz të çmendur. Ka histori rreth vdekjes dhe gjërave të këqija që njerëzit i bëjnë njëri-tjetrit, por edhe tregime qesharake dhe zemërgjera të njerëzve me guxim të vërtetë që rezistojnë dhe luftojnë për një kauzë të drejtë. Ndryshe nga shumë kujtime të tjera rreth luftës në Kosovë, autori nuk paraqet një imazh heroik të vetes dhe të “vëllezërve të tij në luftë”: Ata ndonjëherë janë të frikësuar, bëjnë një tone gabimesh dhe gjërat nuk përfundojnë gjithmonë mirë. Edhe pse ata duhet të luftojnë, jo vetëm me armikun, por nganjëherë edhe me paaftësinë dhe mungesën e organizimit në ushtrinë e tyre, ata tejkalojnë të gjitha këto pengesa me kreativitet, iniciativë, zgjuarsi dhe guxim. Por, ndonjëherë edhe thjeshtë dështojnë dhe njerëzit vdesin. Një histori mund të jetë shumë interesante, por nëse nuk nxjerrim mësimet e duhura nga ajo, ajo thjesht mbetet një histori dhe asgjë më shumë. Prandaj, në fund të shumices së kapitujve të këtij libri, Bartetzko jep këshilla. “Vrojtime” e tij nuk janë të përshtatshme vetëm për ushtarët dhe njerëzit që janë të interesuar për çështjet ushtarake, por edhe për të gjithë ata që dëshirojnë të dinë se si të mbijetojnë në një zonë lufte ose si të qëndrojnë të qetë dhe të menaxhojnë stresin në situata ekstreme. “Frymë lufte” është një histori mahnitëse dhe e vërtetë. Është një monument për ushtarët e vërtetë që luftuan betejat tona dhe civilët trima që ndihmuan me vetëmohim.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme