Ligjet mbi dëshirat për automobilat elektrikë

Prodhuesit e automobilave po shpenzojnë shumë para në elektrifikimin e automobilave, teksa ligjet lokale dhe të Evropës po i shtyjnë t’i elektrifikojnë automobilat me kombinime të ndryshme të baterive – deshën apo jo prodhuesit.

Numri i vogël i automobilave elektrikë aktualisht në dispozicion, qoftë tërësisht elektrikë apo ‘plug-in’ hibridë, po rritet ngadalë me përmirësimin e teknologjive të baterive dhe uljen e shpenzimeve për to.

Më 2018, “Jaguari” lansoi modelin “I-Pace”, automobilin e parë tërësisht elektrik nga një kompani në Evropë, me performanca dhe çmim që sfidon “Tesla”. Në sektorin e përgjithshëm, “Hyundai” prezantoi modelin me kapacitet deri në 480 kilometra distancë me një bateri të plotë, “Kona EV SUV”.

Brendet gjermane po ashtu po e sfidojnë gjigantin amerikan “Tesla” përmes modeleve “e-tron SUV” të “Audi” dhe “EQC” nga “Mercedes-Benz”. Zgjedhja për automobila elektrikë me distancë të gjatë do të zgjerohet edhe më tej kur “Porsche” të lansojë modelin “Taycan”.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme