Limaj del në darkë me vajzat e tij, ato befasojnë me veshjen

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj është njëri ndër fytyrat më të njohura publike.

Përpos jetës profesionale, Limajn të gjithë e njohin edhe si një baba i përkushtuar për fëmijët e tij. Fatmir Limaj ka katër fëmijë tri vajza dhe një djalë me bashkëshorten e parë tashmë të ndjerë, dhe ka një vajzë me gruan e tij të dytë, shkruan rtv21.

Vajzat e Fatmirit, shpesh kanë qenë pjesë në shtypin rozë për pamjen e tyre tërheqëse. E sidomos në muajin gusht bëri bujë të madhe edhe dasma e vajzës së tij Lalës. Së fundmi vajza e tij Lala, në rrjetin social Instagram ka publikuar një fotografi në të cilën shihet bashkë me babain e saj, dhe dy motrat.

Por, mbishkrimi që Lala kishte hedhur mbi këtë fotografi, lë të kuptohet se fotografia është realizuar ditën kur u shënua dita e vajzave. “Dita e vajzave”, kishte shkruar Lala mbi fotografinë e publikuar në Instagram.

Ndryshe kujtojmë se, Lala Limaj mësimet i ka ndjekur në shkollën Milenimu i Tretë, aktualisht është studente në Universitetin e Prishtinës, “Hasan Prishtina”. Ndërsa partneri i saj Veron Selmani është duke punuar në Universitatin Amerikan në Kosovë, RIT, dhe jeton në Prishtinë.

Lini Një Koment