Limaj: Demarkacioni ratifikohet këtë javë, Lista Serbe s’ka kërkuar asgjë

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj, ka ndarë optimizmin me kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, për ratifikimin e Projektligjit për demarkacionin e kufirit ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi gjatë kësaj jave.
“Unë pres që këtë javë të mbyllet. Do të doja që këtë javë të mbyllet”, ka thënë Limaj, në një intervistë në RTK, teksa ka folur për demarkacionin.

“Kjo javë, besoj, është shumë e rëndësishme për ta mbyllur këtë temë”, është shprehur kreu i Nismës Socialdemokrate, raporton Gazeta Express.

Ai ka thënë se koalicioni qeverisës i vendit po angazhohet për t’i siguruar votat për ratifikimin e Projektligjit për demarkacionin, teksa Lëvizja Vetëvendosje dhe Lista Serbe paralajmërojnë se do të votojnë kundër.

“Kemi punuar fort këto ditë për t’i siguruar votat”, ka deklaruar Limaj.

Ai ka thënë se, përkundër raportimeve në media, “Lista Serbe nuk ka kërkuar asgjë”, në këmbim të votave për demarkacionin.

“Njerëzit kanë vështirësi, probleme të natyrave të ndryshme. Duan kohë, e kanë të vështirë”, është shprehur Limaj.

“Nuk ka pasur diskutime me tension. Ne po japim argumente pse është e rëndësishme për vendin të ecet përpara”, ka treguar ai.

“Po punojmë në mënyrë që t’i sigurojmë votat”, ka përfunduar zëvendëskryeministri kosovar. /Express/

 

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme