Lindja e Kosovës dhe perëndimi i saj!

Shkruan: Xhevdet Pozhari

Kosova deklaroi pavarësinë me 17 shkurt 2008. Menjëherë pas shpalljes së pavarësisë, u dërguan letra në drejtim të të gjitha qeverive të botës për njohjen e saj. Ndër shtetet e para të fuqishme që e njohën ishin ShBA-të dhe Turqia, dy shtete aleate asokohe që sot janë acaruar midis vete dhe e luftojnë njëra – tjetrën pa zgjedhur mjete.

Por sot, ende është i paqartë numri i njohjeve të shtetit të Kosovës.

Megjithatë, dihet se dy shtetet që janë vatrat më të vjetra të konfliktit, Izraeli dhe Palestina nuk e kanë njohur Kosovën. E, as Vatikani dhe një numër i madh i shteteve arabe – shtete këto që e kanë të mbushura gojën me fjalën “Zot” e që do të kishin ndikim të gjerë në rast të njohjes eventuale! Por, ja që nuk e bënë – ndoshta ngaqë janë tejet të zënë me “lutje” dhe “shpërlarje të mëkateve”

Në listën e shteteve të fuqishme që nuk e kanë njohur shtetin tonë janë dy superfuqitë, Kina dhe Rusia. Edhe India njihet si armiqësore ndaj shtetësisë së saj. Që këto tri shtete e përbëjnë 50% të popullatës në planet, pa përmendur faktin se bllokuese për integrimin e Kosovës në BE dihet se janë Spanja, Greqia, Rumania e Qipro.

Andaj, jo rastësisht sot kërkohet ndarja e Kosovës, ngaqë gjatë kësaj kohe jo vetëm që na u pakësuan miqtë e na u shtuan armiqtë, por edhe ata aleatë që kishim u lodhën më me ne! Dhe për këtë, padyshim, “merita të veçanta” kanë burrështetasit tanë. Ata të cilët dëshmuan se dinë të pasurohen, por jo edhe të ndërtojnë shtet.

E, derisa ne vazhdojmë të merremi me “lindjen” dhe “perëndimin”, harruam se rreziku gjithmonë si shqiptarë na vinte kah veriu. Prej atyre shteteve që edhe sot e kësaj dite forcohen dhe zhvillohen edhe me ndihmën e miqve dhe aleatëve tanë!

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme