Lirim Kastrati: Të luash për Kosovën është ndjenjë e veçantë, ne do të jemi gjithnjë e më të fortë

Lirim Kastrati në një intervistë të dhënë për mediat kroate ka treguar se sa shumë është krenar që veshë fanellën e Kombëtares së Kosovës

Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës ka shkëlqyer këtë edicion me skuadrën e tij, Lokomitivën e Zagrebit, ku ka shënuar shtatë gola në kampionatin kroat, raporton Periskopi.

Related image

Lirimi në intervistën e fundit të dhnën për ‘100posto’ ka folur për Kombëtaren e Kosovës.

“Duke luajtur për vendin tuaj është diçka e veçantë”, ka deklaruar Kastrati për ‘100posto’.

“Unë nuk mund ta përshkruaj atë ndjenjë, dhe unë jam veçanërisht krenar për faktin që kam qenë lojtari më i ri në skuadër.

“Ne kemi një ekip shumë të ri e me plot lojtarë të mirë dhe unë mendoj se ne mund të shkojmë vërtetë larg.

“Me kalimin e kohës, ne do të jemi gjithnjë e më të fortë.

Image result for lirim kastrati kosova

Kujtojmë që 20 vjeçari kohë më parë kishte thënë se nuk do të hidhërohet në rast se ndonjëherë nuk do të pranoj ftesë nga Kombëtarja e Kosovës.

Për të më e rëndësishme është që Kosova të ketë sukses.


“Për Kosovën gjithmonë do të jem i gatshëm, pa marrë parasysh a marrë ftesë vazhdimisht apo jo, unë nuk do të dëshprohem kurrë, do ta pres mundësinë dhe do ta tregoj veten,” kishte deklauar kohë më parë Kastrati.

Lini Një Koment