Lista e deputetëve shqiptarë që fituan mandate në Maqedoni

Në bazë të votave nga 99 për qind të rezultateve të përpunuara nga Komisioni Shtetëror Zgjedhor, gazeta koha ka arritur të nxjerr emrat e deputetëve shqiptarë që kanë fituar në zgjedhjet e djeshme

20 deputetë janë nga partitë shqiptare, të cilat duket se në këto zgjedhje kanë humbur terren.

10 mandate deputetësh ka fituar BDI, 5 “Lëvizja Besa”, tre mandate ka fituar Aleanca për Shqiptarët dhe PDSH ka marrë vetëm dy.

NJËSIA ZGJEDHORE 1

BDI: Artan Grubi

BESA: Zeqirija Ibrahimi

NJËSIA ZGJEDHORE 2

BDI: Ejup Alimi dhe Rexhail Ismaili

BESA: Afrim Gashi

NJËSIA ZGJEDHORE 5

BDI: Agim Shaqiri

Aleanca për Shqiptarët: Syrija Rashidi

NJËSIA ZGJEDHORE 6

BDI: Ali Ahmeti, Talat Xhaferi, Shpresa Hadri, Branko Manajlovski, Xhevat Ademi dhe Mirsade Emini-Asani

PDSH: Menduh Thaçi dhe Bardhyl Dauti

BESA: Bilall Kasami, Fadil Zendeli (RDK) dhe Teuta Bilali (RDK)

Aleanca për Shqiptarët: Ziadin Sela dhe Vesel Memedi