LISTA Salah lë në lloç trajnerin, humb punën

Humbja e Egjiptit ndaj Rusisë dhe eliminimi i parakohshëm në Kupën e Botës, kanë bërë që drejtuesit e federatës egjiptiane të futbollit të mos i ofrojnë rinovimin e kontratës trajnerit argjentinas i cili do të lërë Egjiptin pas ndeshjes ndaj Arabisë Saudite e cila do të jetë e fundit për të në krye të faraonëve.


Hector Cuper nuk do të jetë më trajneri i Egjiptit pas Botërorit Rusi 2018-të.

Ish tekniku i Valencias dhe Interit nuk bind më dhe Egjipti pas Botërorit do të kërkojë një trajner të ri.

Ndryshe, Egjipti pësoi dy humbje në dy ndeshje, kundër Uruguajit dhe kundër Rusisë, duke pësuar katër gola dhe duke shënuar vetëm një.

Lini Një Koment