Lista Serbe e pret Cecën në një restorant në Mitrovicë | Foto

Ceca ka arritur në Mitrovicë, e pritur në përcjelljen e Goran Rakic dhe Igor Simic, dy liderët e Listës Serbe për të kënduar në një koncert që përcillet me protestë ndaj taksës 100% e vënë nga Qeveria e Ramush Haradinaj, përcjellë gazetametro.net


Ajo përkundër kërkesave dhe njoftimeve të ndalimit të hyrjes në Kosovë, këngëtarja Svetlana Ceca Raznatovic ka kaluar kufirin administrativ, siç e quan ajo, kështu dhe do të mbajë koncertin e paralajmëruar.

Ministri i Kulturës Kujtim Gashi tha se Raznatovic nuk ka dërguar kërkesë për të hyrë në Kosovë, gjë që do të thotë se ajo duhet të ndalohet të hyjë. Ministria, ka kërkuar nga doganat dhe policia të mos lejojnë mbajtjen e një koncerti të këtij lloji tha Gashi. Megjithëkëtë, ajo ka hyrë duke thënë se kalimi i kufirt për të ishte bërë pa pengesa.

Ceca Raznatovic është këngëtare e njohur serbe, e cila është edhe gruaja ve e Kryeparamilitarit dhe kriminelit të Luftës Goran Raznatovic – Arkan, i cili njihet edhe për krimet e kryera në Kosovë dhe Prishtinë, i vrarë në Beograd me dyshimet për ti zhdukur dëshmirtë për krimet e luftës në Ish Jugosllavi.

Shteti i Kosovës në Veri, që pretendon se do t’i ndalë mallrat serbe me taksë 100%, duket se nuk ka fuqi që ndalë edhe Cecan, e cila sigurisht s edo të provokoj situatën gjatëkoncertit dghe protestave në Veri të Kosovës. 

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme