Lista Serbe sot vendos nëse do të marrë pjesë në zgjedhjet në Kosovë

Goran Rakiq ka paralajmëruar se vendimi final do të merret sot.

Lista Serbe sot pritet të marrë vendim në lidhje me pjesëmarrjen në zgjedhjet e parakohshme parlamentare që do të mbahen më 6 tetor në Kosovë.

Kreu i saj, Goran Rakiq ka paralajmëruar se vendimi final do të merret sot, raportojnë mediat serbe, transmeton lajmi.net.

“Pasnesër në mesnatë është afati i fundit për paraqitjen e listave, dhe unë mendoj se nesër, ne do të dalim me një pozicion përfundimtar për pjesëmarrje për zgjedhjet e parakohshme parlamentare”, tha Rakiq.

Ai po ashtu ka shpjeguar se Lista Serbe është në komunikim të vazhdueshëm me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Lini Një Koment