Listat zgjedhore – dëmtim i votës shqiptare dhe defokusim nga e vërteta

Autor: Skender Rexhepi – Zejdi

Një fjalë e urtë popullore thotë “Nuk po më dhemb që po më gënjen, ngase ajo është natyra yte, por po më dhemb që po mendon se po të besoj”.
Çdo herë kur vihet në pyetje ndonjë interes demokratik shqiptar, armiqësia mes VMRO-së dhe LSDM-së, tretet dhe shndërrohet në harmonizim qëndrimesh dhe bashkim për interesa nacionale maqedonase, ndërsa partitë shqiptare parlamentare, fusin pambuk në veshë dhe shtiren se po bëjnë politika madhore.
Vet “problemi” me listat zgjedhore është fiktiv dhe jo votuesit shqiptar në listat zgjedhore, dhe këtë problem e kanë sajuar partitë maqedonase që të defokusojnë problemin e vërtetë në listat zgjedhore –votuesit fiktiv maqedonas.
Ku do të ishtë esenca e logjikës politike të LSDM-së, kur dihet që vetëm shkaku i listave zgjedhore deri sot u anuluan dy palë zgjedhje të planifikuara, që në fund të rezultojë që votuesit fiktiv paskan qenë shqiptarë.
Mos vallë shqiptarët “fiktiv” ia paskan rrezikuar fitoren LSDM-së?
Apo, vallë po del në shesh fakti që LSDM-ja është e vetëdijshme për pafuqinë e saj politike dhe votuesit “fiktiv” shqiptar i përdor vetëm si lavatriçe për fitim në kohë përballë VMRO-së?
Apo, vallë po del në shesh edhe e vërteta tjetër që të dyja partitë maqedonase (VMRO dhe LSDM) , janë marrë vesh që të heshtet problemi real i demokracisë në vend, e ai është ekzistimi i votuesve fiktiv maqedonas në njësitë zgjedhore 3, 4 dhe 5? Mendoj që pikërisht këtu edhe qëndron arsyeja e gjithë këtij pluhuri me listat zgjedhore, edhe arsyeja e mungesës së shqiptarëve në poste kyçe në Entin për Statistikë, si dhe arsyeja e ekzistimit banal të 6 njësive zgjedhore, ku shqiptarët humbin edhe 10 deputetë tjerë.
Nëse ky shtet pa identitet të pranuar ndërkombëtarisht, dëshiron të promovoj demokraci të vërtetë, atëherë le ta shpallë të pavlevshme tërë listën zgjedhore dhe le ti thëras të gjithë votuesit (përfshirë këtu edhe ato maqedonas) që të paraqiten për regjistrim në listat zgjedhore, e jo vetëm votuesit shqiptar t’i malltretojë në këtë kohë të pushimeve. Poashtu, në çdo vend regjistrim të votuesve le të ketë edhe regjistrues shqiptarë, e do të shohim që në fund do të del që numri i votuesve maqedonas të jetë sëpaku 200.000 më i vogël se ai që është tani.
Ajo që e irriton mendjen e shëndoshë njerëzore, është pyetja që, në këtë gjellë të gatuar enkas kundër interesave shqiptarë, ku mbetën përfaqësuesit parlamentar shqiptarë- pjesëmarrës në bisedime? A dëgjohet fare ndokund zëri i tyre apo zëri u dëgjohet vetëm kur të gjitha këtyre përbuzjeve në kurriz të shqiptarëve u thonë – amin.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme