Liverpoolit i kërkohen 100 milionë euro për Alissonin

Liverpoolit i është thënë se do të duhet të paguajë çmim rekord prej 100 milionë eurove për të siguruar shërbimet e portierit të Romës, Alisson Becker.

Gjatë kësaj vere “Të kuqtë” pritet të jenë në treg për një portier, pasi menaxheri Jurgen Klopp nuk është i bindur me Simon Mignoletin dhe Loris Kariusin.

Keylor Navas i Real Madridit është lidhur me një kalim në Anfield, por portieri i Romës është qëllimi kryesor i Liverpoolit.

Klubi italian nuk dëshiron shitjen e 25-vjeçarit, por ia kanë caktuar çmimin prej 100 milionë eurove për shërbimet e tij.