Lladrovci voton dhe fton qytetarët të dalin në votime

Kandidati i PDK-së për kryetar të Drenasit, Ramiz Lladrovci, së bashku me familjen e tij, ka votuar në vendlindjen e tij në fshatin Gllanasellë.

Lladrovci i ka ftuar të gjithë qytetarët e Drenasit që të dalin dhe të votojnë, kurse komisionarët dhe vëzhguesit që ta ruajnë procesin në çdo vendvotim.

“Unë sapo votova dhe me këtë rast ftoj të gjithë qytetarët e Drenasit që të dalin në zgjedhje. Ftoj po ashtu gjitha motrat, gratë dhe nënat tona që të dalin në zgjedhje. Gjithashtu, i përgëzoj gjithë komisionarët dhe vëzhguesit vendorë e ndërkombëtarë për punën e tyre dhe i ftoj që ta ruajnë procesin demokratik zgjedhor në çdo vendvotim”, ka thënë Lladrovci.

Kandidati i PDK-së për kryetar të Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka thënë se Drenasi sot sërish do t’i japë shembull gjithë Kosovës për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor.