Logos A, ‘ministria’ alternative e kulturës të shqiptarëve të RMV!

Editorial

Sivjet mbase për here të parë, kultura shqiptare në Republikën e Maqedonisë së Veriut, është vënë në rrafsh të barabartë me atë maqedonasen dhe si e tillë është trajtuar nga ana e Ministrisë së Kulturës së këtij vendi. Edhe atë fal Ministrit të kulturës Asaf Ademi i cili dëshmoi se më të dobishëm për popullin e vet janë ata që nuk shkelin mbi fatin e popullit të vet vetëm për të mbet më postin ministror. 

Përndryshe, gjer më tani, Ministria e Kulturës për kulturën shqiptare ndante aq mjete sa kushton bishti i një luani të vendosur te ura Goce Dellçev pranë qeverisë së RMV. Kështu që shqiptarëve të këtushëm u duhej që të kërkojnë zgjidhje alternative për t’i mirëmbajtur dhe promovuar vlerat e veta kulturore.

Dhe që nga viti e 1992 e këtej Shtëpia Botuese Logos –A ka ishte ajo që në njëfarë mënyre ka luajtur rolin e ministrisë alternative të kulturës, e cila kujdesej për kulturën e shqiptarëve të RMV. Edhe atë duke vepruar pa bërë zhurmë dhe pa u vetëlavduar për punën që bënë.

E sa i përket veprimtarisë së saj për mirëmbajtjen e kulturës shqiptare, Logos – A ka me çka të mburret. Në mos më shumë, ajo mbajti gjallë librin në gjuhën shqipe të shkruar nga autorët e këtushëm shqiptarë. Si dhe u kujdes që shkollarët shqiptarë të RMV të mos mbeten pa libra.

Logos –A, përpos librave të autorëve shqiptarë nga të gjitha trojet etnike, botoi edhe lektyrën shkollore për nxënësit e këtushëm. Dhe kjo shtëpi botuese, në vitin kur kremtohej 100 vjetori i pavarësisë së Shqipërisë, u shpërndau 100 mi libra bibliotekave të të gjitha trojeve shqiptare.

Në vitin 1999, atëherë kur edhe shqiptarët e RMV bënin çmos që të sigurojnë kulm mbi kok për vëllezërit e vet të dëbuar nga Kosova, Logos-A botoi 20 mi komplete prej 6 librash për fëmijë të cilat ua ndau falas refugjatëve të vegjël nga Kosova. Duke dëshmuar kështu se baras me mbijetesën fizike duhet treguar kujdes edhe për arsimimin e gjeneratave të reja.

Që t’i radhitësh gjithë veprimtarinë e Logos –A, e që kanë të bëjnë me mirëmbajtjen dhe afirmimin e vlerave kulturore të shqiptarëve të RMV duhet një libër i tërë. Po aq sa është e nevojshme të rrëfesh  jetëshkrimin e themeluesit të kësaj Shtëpie Botuese që tërë jetën ia ka përkushtuar librit, Adnan Ismailit. Njeriut i cili në heshtje bënte atë që duhej ta bëjë shteti – të mbështet librin në gjuhën shqipe dhe të jetë shpresë e vetme për shumë autorë të këtushëm.       

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme