Lojtarët e golfit befasohen nga aligatori gjigant që shfaqet në fushë (Video)

Dhjetëra lojtarë të golfit mbetën të habitur, kur në fushën e gjelbër u shfaq aligatori mbi tri metra i gjatë.

Ed Vance dhe miqtë e tij po luanin golf, kur para syve të tyre u shfaq aligatori gjigant në ishullin Hutchinson të Georgia.

Aligatori dukej se kishte dalë për t’u “rrezitur”, pasi nuk hezitonte të largohej dhe të futej në ujë edhe përkundër faktit që i bërtisnin dhe e ngacmonin me guralecë.

Vance që jeton në Savannah të Georgia kishte nxjerrë telefonin për ta filmuar këtë moment të pazakontë, kurse pamjet janë bërë virale. /Telegrafi/

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme