Lojtarët e Real Madridit “festojnë” me këngën e re të Noizyt, plas gallata në internet

Mbrëmë u mbajt finalja e madhe e “Champions League”, ku u zhvillua ndeshja mes Real Madrid dhe Liverpool.

Pas përfundimit të kësaj ndeshje, rrjetet sociale janë stërbushur me statuse dedikuar finalistëve, shkruan lajmi.net.

Reperi Noizy ka publikuar një video të lojtarëve të Real Madridit duke festuar pasi kishin fituar kupën e “Champions League”.

Këtë video reperi e ka edituar në atë mënyrë që në prapavijë të dëgjohet kënga e tij e re “Toto”, e cila pritet të lansohet shumë shpejt.

“EFEKTI TOTO @realmadrid“, ka shkruar Noizy mbi video, e cila mori shumë komente nga ndjekësit e tij. /Lajmi.net/

Lini Një Koment