Lojtari i Nice me deklaratë shokuese: Ja çfarë po bën Balotelli në stërvitje

Mario Balotelli përfundon sërish në qendër të vëmëndjes, këtë herë jo për mirë por për keq.

Pas një nisjeje shumë pozitive të sezonit me Nice në Francë, sulmuesi italian tashmë po përjeton një krizë të vërtetë.

Trajneri Lucien Favre e ka lënë jashtë listës së të grumbulluarve në 2 ndeshjet e fundit, por në drejtim të SuperMarios kanë ardhur kritika të shumta edhe nga shokët e skuadrës.

”Është më i forti por izolohet dhe mbyllet në vetvete, duhet të impenjohet më shumë në stërvitje dhe në ndeshje. Është një mëkat që ai nuk ka dëshirë të bëjë pothuajse asgjë sepse falë aftësive që zotëron mund të lërë shenjë në çdo ndeshje. Nuk flet fare me shokët e skuadrës është gjithnjë e më shumë i mbyllur”, ka deklaruar shoku i skuadrës Eysseric.