Londra pro-shqiptare e nervozon kryeministren e Serbisë, e quan shtet të pavlerë

Kryeministrja serbe Ana Bërnabiq komentoi se Londra zyrtare nuk donte që Këshilli i Sigurimit i OKB-së të diskutonte çështjen e Kosovës.

Mediat më herët raportuan se Mbretëria e Bashkuar nuk e përfshiu çështjen e Kosovës në listën e temave për diskutim gjatë kryesimit të saj të Këshillit të Sigurimit të OKB, i cili fillon në gusht, raportoi “Danas”, transmeton Periskopi.

“Unë e konsideroj atë si jo serioze … sidomos nga një vend që del nga Bashkimi Europian”, tha Bërnabiq.

Ajo kujtoi se Samiti i Kryeministrave të të ashtuquajturve vende të Ballkanit Perëndimor në kuadër të Procesit të Berlinit u mbajt në Londër në korrik. “Unë nuk mund ta kuptoj se dikush nga njëra anë dëshiron të presë takimin dhe nga ana tjetër nuk dëshiron të vendosë agjendën për Kosovën. Nuk mund të jetë e dyanshme, është politikisht e pavlerë dhe e pandershme”, tha Bërnabiq.

Më parë, Zëvendëskryeministri Ivica Daçiq tha se Britanisë padyshim që nuk i intereson pozicioni serb.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme