LSDM: Maqedonia do të shkojë përpara, Gruevski ka mbaruar

LSDM-ja sot përmes një komunikate të dërguar për Telegrafi në Maqedoni, i është përgjigjur Nikolla Gruevskit gjatë intervistës së tij të mbrëmshme. Nga LSDM thonë se Maqedonia do të shkojë përpara dhe se koha e Gruevskit ka mbaruar.

“Maqedonia duhet të shkojë përpara. Vullneti i qytetarëve dhe vendosja e shumicës së tyre për ndryshim, patjetër të respektohet. Vetëm kjo është dalja nga kriza politike në shtet që e filloi qeveria e deri tanishme. Mbi 612 mijë qytetarë qartë zgjodhën jetë dhe drejtësi, zgjodhën të jetojnë në një shoqëri për të gjithë, e mbështetën konceptin për bashkim dhe jo konceptin për ndarje”, thuhet mes tjerash në kumtesën e LSDM-së.

Nga LSDM-ja gjithashtu thonë se proceset politike nuk varen nga Nikolla Gruevski dhe nga strukturat kriminele, të cilat sipas tyre, 10 vite e kanë tërhequr Maqedoninë drejt fundit./Telegrafi/

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme