Luftanija ruse që “transportonte mbi 100 miliardë dollarë flori”, është zbuluar nga zhytësit në Korenë e Jugut

Një ekip zhytësish nga Koreja e Jugut, ka zbuluar mbetjet e luftanijes ruse Dimitrii Donskoi, e cila 113 vite më parë ishte fundosur.

Luftanija ishte nisur nga ishulli Ulleungdo në vitin 1905, me të vetmin qëllim që të mos bie në duart e japonezëve gjatë betejës së ashpër të Tsushima gjatë luftës ruso-japoneze, transmeton Telegrafi.

Donskoi besohet se transportonte flori që furnizonte skuadrilen e dytë të Paqësorit kur edhe ishte fundosur, që thuhet se kapte vlerën e 133 miliardë dollarëve.

Zhytësit e kompanisë Shinil Group po kërkonin mbetjet e kësaj anije për disa vite, dhe më në fund të shtunën e kanë gjetur në 434 metra thellësi, rreth një milje e gjysmë larg bregut të Ulleungdo.

Ekipi i zhytësve besojnë se mbetjet i përkasin anijes Donskoi, për faktin se trupin e ka të njëjtë dhe ka tre oxhakë, pasi ajo lundronte me ndihmën e erës por edhe të thëngjillit.

Dëshmi tjetër se mbetjet e anijes së gjetur i përkasin luftanijes ruse, është fakti që emri në trupin e saj është i shkruar në alfabetin cirilic.

Zhytësit kanë pranuar se pjesa më e madhe e anijes është dëmtuar plotësisht, por se ekzistojnë disa kuti të mëdha të hekurit brenda të cilave mund të ketë flori, edhe pse ata nuk kanë mundur t’i hapin.

Operacioni për nxjerrjen e mbetjeve tjera janë duke vazhduar në bashkëpunim me disa kompani kineze, kanadeze dhe britanike.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme