Luis Enrique: Largimi i Messit nga Argjentina, mirë për Barçën

Trajneri i Barcelonës, Luis Enrique, ka komentuar pensionimin e yllit të klubit, Leo Messi, nga kombëtarja e Argjentinës.

Pesë herë futbollisti më i mirë i botës njoftoi pensionimin pas humbjes në finalen e Copa America nga Kili këtë verë.

“Duke folur si kryetrajner i Barcelonës, nuk do të jetë keq për ne. Nënkupton më pak ndeshje dhe më pak udhëtime për Messin”, ka thënë Luis Enrique.

“Nuk po them se është situatë e përsosur, por ai mund të ketë më shumë pushim. E tha këtë pas një periudhe të vështirë, pasi humbi në finale. Atij i duhet kohë për të konfirmuar a do të jetë apo jo më pjesë e kombëtares. Si fans i futbollit, do të doja ta shihja akoma të luajë për Argjentinën. Por si trajner i Barcelonës… Të shohim ç’do të ndodhë”, shtoi strategu i njohur.

Lini Një Koment

Shiko t'gjithë komentet

Veq Lexuesit e regjistruar mund të komentojnë