Lutfi Haziri takime me kryetarin e Likovës dhe atë të Kumanovës

Gjatë takimit të sotëm, Kryetari i Komunës së Gjilanit Lutfi Haziri, ka pasur takime të ndara me kryetarin e Kumanovës dhe atë të Likovës.

Në kuadër të bashkëpunimit të mikro-regjiinit Gjilan-Preshevë, Kumanovë-Tregovishtë, në të cilin regjion janë të përfshira 17 komuna, kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka takuar sot në takime të ndara kryetarin e Kumanovës, Zoran Damjanovski dhe atë të Likovës, Sadulla Durakun.

Gjatë takimit me kryetarin e Kumanovës është diskutuar për hapjen e pikës kufitare Stanqiq-Bellanoc, i cili është në fazën finale, duke u potencuar se do të lehtësoj udhëtimin e banorëve Gjilan-Kumanovë.

Po ashtu, në këtë takim u fol për përgatitjet e projekteve të përbashkëta regjionale, derisa u dakurduan që të nënshkruhen marrëveshje bashkëpunimi në të ardhmen e afërt.

Ndërkaq, kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, pas takimit me kryetarin e Likovës, Sadulla Durakun, kanë vizituar bashkërisht rrugën deri në afërsi të kufirit.

Kryetari Haziri, gjatë ditëve në vijim pritet të takoj edhe kryetarët e Preshevës dhe Bujanocit, e më pas do të zhvilloj takime të veçanta me kryetarët e Komunave të lindjes së Kosovës.

Lini Një Koment

Lini Një Koment

Shiko t'gjithë komentet

Email Adresa juaj nuk do të publikohet. Gjithëashtu te dhenat tjera nuk do të shpërndahen me persona të tret. Fushat e obliguara janë të Shenjosura *