Macron: Kosova dhe Serbia janë dy shtete evropiane

Presidenti i Francës Emmanuel Macron i ka thënë në Beograd homologut të tij Aleksandar Vuçiq se Kosova dhe Serbia janë dy shtete evropiane. Në anën tjetër, njohësit e çështjeve politike që veprojnë në Francë kanë vlerësuar se kjo e fundit është e gatshme ta pranojë çfarëdo zgjidhjeje që do të mundë të arrihet mes dy vendeve.

Pikërisht në kryeqytetin e Serbisë, në Beograd, presidenti i Francës Emmanuel Macron përsëriti faktin e pamohueshëm se Kosova është shtet evropian, ndonëse pala serbe vazhdon të mos e njohë pavarësinë e Kosovës.

Pas një takimi që pati dje me presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiq, kreu i shtetit francez pohoi se Franca do të angazhohet për ta rinovuar procesin e dialogut dhe për ta gjetur një zgjidhje, që do të çonte drejt marrëveshjes finale. Megjithëkëtë njohësit e çështjeve politike që veprojnë në Francë dhe në Kosovë thonë se pavarësisht këtyre përpjekjeve rinisja e procesit të negociatave është vështirë të ndodhë, pasi që të dyja palët e përfshira në dialog vazhdojnë të mos lëvizin nga qëndrimet e tyre, shkruan sot gazeta Zëri.

Derisa Serbia po deklaron vazhdimisht se nuk pranon të ulet në tavolinë pa largimin e taksës së vendosur ndaj produkteve serbe, Qeveria e Kosovës po e ripërsërit qëndrimin e njëjtë tash e tetë muaj, se tarifa 100 për qind nuk largohet pa pasur garanci për njohje të Kosovës. Takimi i fundit në kuadër të fazës finale të dialogut është mbajtur më 9 nëntor të vitit të kaluar.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme