Macron nuk është i interesuar për integrim të Ballkanit në BE

Presidenti francez Emmanuel Macron foli me skepticizëm për zgjerimin e Bashkimit Evropian me përfshirjen e vendeve të Ballkanit Perëndimor, në samitin që lidh më shumë këtë rajon me BE.

Sipas “Politico”, komentet e Macron janë veçanërisht zhgënjyese për Shqipërinë dhe Maqedoninë, të cilat shpresojnë për një dritë jeshile nga liderët e BE-së muajin e ardhshëm për të nisur negociatat për anëtarësim në BE.

“Ajo që kemi parë në 15 vitet e shkuara është rruga që ka dobësuar Evropën sa herë mendojmë ta zgjerojmë atë. Nuk besoj se i shërbejmë vendeve kandidate apo dhe vetes duke pasur një mekanizëm që në një farë mënyre nuk ka më rregulla dhe vazhdon të lëvizë drejt një zgjerimi më të madh”, është shprehur për mediat në Sofje Macron.

Macron është një nga liderët e BE-së më të kujdesshëm sa i përket zgjerimit. Vërejtjet e tij të enjten kanë qenë më të ashpra se komentet që bëri në Parlamentin Europian ku dhe paraqiti pozitën e tij muajin e kaluar.

“Jam në favor të vendeve të Ballkanit Perëndimor që kanë një dialog të përforcuar strategjik dhe një perspektivë, që ne ndjekim reformat që janë ndërmarrë dhe që i inkurajojmë ata, por pa qenë të dobët dhe hipokritë”, shtoi ai.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme