Majlinda ia siguron Kosovës medaljen e parë olimpike

Xhudistja kosovare Majlinda Kelmendi ia ka siguruar medaljen e parë olimpike Kosovës.

Ajo ka arritur finalen e madhe në “Rio 2016” në kategorinë deri në 52 kilogramë, pasi mposhti në gjysmëfinale japonezen Misato Nakamura.

Tani ajo ka siguruar të paktën medaljen e argjendtë.

Në finale, Kelmendi do të ndeshet me italianen Giuffrida.

Lini Një Koment

Shiko t'gjithë komentet

Veq Lexuesit e regjistruar mund të komentojnë