Majlinda merr një dekoratë nga familja Rugova

Trajneri i Majlinda Kelmendit, e cila Kosovës ia solli Medaljen e parë Olimpike, Driton Kuka, bashkë me ekipin e vet të xhudos, sot kanë bërë homazhe te varri i ish – presidentit të Kosovës Ibrahim Rugova dhe ka vizituar familjen e tij.

Me këtë rast Majlindës i është dorëzuar një dekoratë nga familja Rugova, transmeton Koha.net.

Për këtë Kuka ka njoftuar në profilin e vet të Facebookut:

“Majlinda dhe ekipi ynë sot kemi ba Homazhe para varrit të Presidentit Historik të ndjerit Ibrahim Rugova duke vazhduar mandej me vizitë në familjen Rugova ku kemi has në mikpritje të ngrohtë

Majlinda u nderua edhe me Dekoratë nga Familja Rugova”.