Makina e rrallë naziste për kodime të pathyeshme shitet në ankand për mbi 95,000 euro

Një makinë e rrallë e quajtur “Enigma”, të cilën e ka përdorur nazistët gjerman për të krijuar kodime të pathyeshme ushtarake të komunikimit, është shitur përmes ankandit për mbi 95,000 euro.

Sipas Heritagge Auctions, makinën që peshon rreth 26 kilogramë e ka blerë një blerës përmes internetit të shtunën (14 dhjetor), raporton Bloomberg, transmeton Koha.net. Ajo vjen me udhëzime operative, një kornizë me emblemën “Third Reich” të gravuar – dhe dije të pasur, duke përfshirë mënyrën sesi shkencëtari i njohur britanik, Alan Turing, ka ndihmuar në deshifrimin e kodit.

Po ashtu, sipas përshkrimit, njëri nga 26 poçet e makinës është i prishur.

Nuk është hera e parë që një krijues i kodeve naziste është shitur për një shumë të tillë. Në muajin maj, një koleksionist privat irlandez “rrëmbeu” një makinë për kodime të ndryshme e njohur si “Hitler Mill” për rreth 98,000 euro në një ankand të mbajtur në Munih, Gjermani, raporton “The Telegraph”.

Ndërsa Lufta e Dytë Botërore po afrohej, Gjermania naziste shkatërroi shumicën e makinave të përdorura për të dërguar dhe pranuar mesazhe të koduara në mënyrë që të parandalojë që Aleatët t’i kapnin ato.

Winston Churchill urdhëroi që të gjitha makinat “Enigma” të shkatërrohen deri në fund të luftës, përcjell Koha.net. Sipas Heritage Auctions, shumica e 250 makinave të mbetura qëndrojnë në varre ujore të panjohura.

Dizajni i rotorit tre-shifrorë është konsideruar i pathyeshëm deri në fillim të viteve 40-a. Mund të bënte mesazhet koduese në 17,576 kombinime.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme