Malazezët e Kosovës mirëpresin takimin Mustafa – Markoviq

Malazezët e Kosovës kanë mirëpritur takimin e kryeministrit të Kosovës,  Isa Mustafa, dhe atij të Malit të Zi, Dushko Markoviq që u mbajt dje në Shqipëri ku temë diskutimi ishte Demarkacioni.

Kryetari i Shoqatës së Malazezëve të Kosovës, Slobodan Vujiçiq me anë të një deklarate për media është shprehur se takimi i dy kryeministrave, jo vetëm që është një konfirmim i marrëdhënieve miqësore midis dy popujve dhe dy shteteve por është edhe “një konfirmim i qartë i aspiratës së përbashkët për të arritur vlerat civilizuese dhe qëllimet strategjike të njëjta” .

“Një marrëdhënie e tillë e përplot respekt  dhe mirëkuptim e cila në vazhdimësi që shfaqin të dyla palët , është një model se si ata duhet të ndërtojnë marrëdhënie të mira me fqinjët e saj dhe themelet e një paqeje të qëndrueshme në rajon”.

“Prandaj, ne si malazezë të Kosovës jemi  krenar për të dyja vendet”, ka thënë mes tjerash ai, transmeton Klan Kosova.