“Mali i Zi është serb po aq sa Amerika është angleze”

Deklaratat e politikanëve serbë se Mali i Zi është shtet klasik serb është pothuaj e njëjtë me atë sikur anglezët të thonë se Amerika është shtet klasik anglez.

Vetëm se kjo politikanëve anglezë as që u vete ndër mend ndonjëherë, e ka komentuar për gazetën Danas shkrimtari Nenad Prokiq, retorikën serbomadhe ndaj Malit të Zi që është intensifikuar në prag të nxjerrjes së ligjit të atjeshëm për Kishën i cili përfshin edhe veprimin, sidomos atë financiar, Kishës Ortodokse Serbe, transmeton Koha.net.

Deklaratat për mohimin shtetësisë së Malit të Zi i kanë filluar krerët e KOS-it si dhe këshilltari i presidentit serbe Nikola Selakoviq, për të vazhduar pastaj po me këtë ton ministri i Punëve të Jashtme Ivica Daçiq, ai i Mbrojtjes Aleksandar Vulin si dhe vetë presidenti Aleksandar Vuçiq.

Milo Gjukanoviq, president i Malit të Zi, në një takim me bashkëpartiakët e vet ka paralajmëruar qërimin e hesapeve me KOS-in në Mal të Zi si dhe me ideologjinë e krijimit të Serbisë së madhe duke e konsideruar Kishën Ortodokse Serbe roje të kësaj ideologjie.

KOS-i thirri protesta në Podgoricë, e presidenti serbe Aleksandar Vuçiq porositi se përmes Komisionit të Venecisë të Këshillit të Evropës do të lusë që të mos miratohet ligji “sepse nuk është i mirë për popullin serb”.

Qeveria malazeze në të gjitha këto u përgjigj: “E falënderojmë presidentin Vuçiq për këshillat, por e përkujtojmë me këtë rast se Mali i Zi është shtet sovran e cila në mënyrë të pavarur krijon kornizën e vet ligjore duke marrë para sysh interesat e çdo individi deh bashkësie në tërësi. Ne nuk kemi dhe as nuk do të kemi ambicie të ndikojmë në aktivitetet ligjore të Serbisë dhe as që do ta lejomë ndokënd, dhe as Serbinë, të ndikojë në vendimet tona“

“Shumëkush po e shfrytëzon rastin ta fitojë autoqefalinë, dhe ashtu siç janë rrethanat, malazezët këtë e duan tash, pasi në këtë pati sukses Ukraina në Patrikanën e Stambollit, edhe pse Kievi është qendër e ortodoksisë ruse. Kjo po ndodh kur një territor nuk është i impresionuar aspak me qederin e dikurshme kulturore, ekonomike e politike. A do të realizohet ky qëllim, varet nga shumë komponentë, por dëshira është gjithmonë e madhe. Në këtë rast, tash 30 vjet shtet fqinj po bën përpjekje që me çdo kusht të ndahet nga politika retrograde e Beogradit zyrtar. Nuk është e pazakontë që dikush nuk dëshiron ta ndjekë marshin vetë vrasës të Serbisë deh askush i mençur nuk dëshiron të marrë pjesë në të”, ka thënë për këtë gazetë Nenad Prokiq, transmeton Koha.net.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme