Mali i Zi fton një kosovar dhe një që ishte në planet e Kosovës

Një lojtar nga Kosova dhe një tjetër që ka mundur të përfundojë te Kosova janë në listën e Malit të Zi për dy ndeshjet e ardhshme të eliminatoreve për “Euro 2020” në futboll.

Përzgjedhësi i Malit të Zi, Lubisha Tumbakoviq, të enjten ka publikuar listën me emrat e 28 lojtarëve në të cilët llogarit për dy ndeshjet e qershorit, transmeton Koha Ditore.

Mali i Zi më 7 qershor e pret Kosovën në stadiumin e qytetit në Podgoricë, ndërsa tri ditë më vonë përballet me Çekinë në udhëtim. Ndeshja ndaj Kosovës do të luhet pa shikues, për shkak të racizmit të tifozëve malazez në ndeshje me Anglinë. Federatës së Malit të Zi të mërkurën iu refuzua ankesa në vendimin e UEFA-s për zhvillimin e ndeshjes pa shikues.

Sulmin e Malit të Zi në ndeshje ndaj Kosovës pritet ta udhëheqë Fatos Beqiraj, lojtari nga Peja, që me shumë mundësi do të jetë edhe kapiten. Beqiraj që ka pasur edicion të suksesshëm në Izrael te Maccabi Netanya, është në listën e Tumbakoviqit, njëjtë si Sead Hakshabanoviq, që luan për Norrkoepingun në Suedi.

Image

Hakshabanoviq është i lindur në Suedi, por ka prejardhje nga Mali i Zi dhe Kosova. Në vitin 2017, kur edhe vendosi për Malin e Zi, ishte opsioni që ai t’i bashkohej edhe Kosovës. Ish-përzgjedhësi Albert Bunjaki ishte në kontakt me Hakshabanoviqin dhe familjen e tij, por 20-vjeçari në fund vendosi për Malin e Zi para Kosovës e Suedisë.

Lini Një Koment